Kuriozitet

Rruga që bën muzikë

Një rrugë në Hungari u bën muzikë shoferëve që kalojnë nëpër të.

Ata që vozisin në këtë rrugë, kur shkelin mbi vijat e bardha të vendosura në anën e djathtë të saj, dëgjojnë tinguj të muzikës së njohur hungareze.

Kjo rrugë ndodhet në Hungarinë verilindore, duke nisur nga Felsozsolca në Satoraljaujhely, në kufirin hungarezo-sllovak.

Ajo çon nëpër rajonin e famshëm të verërave Tokaj.

Kënga popullore hungareze “Erik a szolo” që do të thotë “Rrushi po piqet”, mund të dëgjohet në një shtrirje midis qyteteve Gesztely dhe Szerencs.

Fërkimi midis rrugës dhe gomave luan melodinë e kësaj kënge kur vetura lëvizë më shpejtësi 80 km/h.

Nëse vetura lëviz më shpejt ose më ngadalë, melodia do të jetë e paqartë.

Ndërkohë në një shtrirje prej 500 metrash midis Mernye dhe Mernyeszentmiklos, mund të dëgjohet melodia e këngës "A 67-es ut" nga grupi i njohur rock hungarez Republic. Edhe kjo nëse vetura lëviz përgjatë skajit të jashtëm të korsisë së jashtme në 80. km/h.