Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një burrë pështyn kryeministrin e Hungarisë në rrugë

Peter Magyar

Një burrë e pështyu kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar, mëngjesin e së martës në stacionin hekurudhor Nyugati në Budapest, teksa ai po ecte së bashku me ministrin e Transportit dhe Investimeve, David Vitezy, për të prezantuar një plan të ri për zhvillimin e hekurudhave.

Ngjarja u regjistrua nga kamerat. 

Burri iu afrua dy politikanëve dhe i tha Magyarit: “Patët guxim? Guxuat të vini këtu?”, më pas e pështyu nga pas. Magyari iu përgjigj qetësisht: “Të uroj shëndet”.

VIDEO:

Pas incidentit, Magyari u shpreh se sapo kishin parë “një nga fytyrat e mbetura të Fideszit”, partisë që udhëhiqej nga Viktor Orbani, duke shtuar se ndoshta për këtë arsye ish-ministri i Transportit, Janos Lazar, nuk udhëton me tren.

Edhe “Do ta arrestoj Netanyahun” - thotë kryeministri në ardhje i Hungarisë Botë “Do ta arrestoj Netanyahun” - thotë kryeministri në ardhje i Hungarisë

Pak më vonë, gjatë një konference për media, Magyari u bëri thirrje mbështetësve të mos shqetësohen për incidentin.

“Mos u dëshpëroni për atë që ndodhi në stacionin Nyugati”, ka thënë ai.

Sipas tij, njerëzit që sillen në këtë mënyrë duhet të trajtohen me mirëkuptim dhe t’u jepet kurajë e mbështetje.

“Qeveria e Tiszas do ta përfaqësojë çdo hungarez. Nuk është faji i tyre që ende mbajnë urrejtje në zemër, por i propagandës që, mes të tjerëve, është ushqyer me para publike nga Janos Lazar", u shpreh Magyar.

Edhe Kryeministri i sapozgjedhur hungarez nis bisedimet me BE-në për fondet e ngrira Botë Kryeministri i sapozgjedhur hungarez nis bisedimet me BE-në për fondet e ngrira

Ai shtoi se incidente të tilla po bëhen gjithnjë e më të rralla në Hungari dhe se vendi po ecën drejt një shoqërie më njerëzore dhe një shteti që funksionon më mirë.

Magyar konfirmoi gjithashtu se nuk do të ngrejë padi ndaj burrit që e pështyu.