Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Frikë dhe “show” në Durrës, rrufetë shndritin bregdetin

Mesnata e djeshme ka dhuruar një surprizë fantastike në qytetin e Durrësit. Të gjithë pushuesit, të pranishëm me pushime në qytetin bregdetar, kanë pasur mundësinë dhe fatin të shijojnë një pamje spektakolare.

Qindra shkarkesa atmosferike ndriçuan qiellin në plazhin e Durrësit, duke krijuar aty pranë, një atmosferë krejt ndryshe nga netët e tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe pse shkarkesat ishin të forta, pushuesit kanë shijuar gjithçka nga ky spektakël natyror. Kjo atmosferë sa e frikshme aq edhe e bukur, dëshmohet edhe nga fotot, të cilat janë shkrepur nga “LSA” në bregdetin e bukur të Durrësit/BW.