Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Durrësi përplot turistë në fundjavë

Qytetarë të shumtë kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për të kaluar fundjavën në bregdetin e Durrësit.

Ndonëse nuk ka nisur ende sezoni dhe çadrat janë të pakta, pushuesit po shijojnë plazhin.

Nuk janë vetëm pushuesit ditorë. Pushuesve kryesisht nga Tirana dhe Durrësi u shtohen në fundjavë dhe ata Kosova e Maqedonia e Veriut, si dhe shumë turistë të huaj, shkruan “top-channel”.

Maji konsiderohet “ideal” për të bërë plazh. Moti është i ngrohtë dhe dielli nuk është ende përvëlues. Temperaturat e ajrit shënojnë mbi 20 gradë Celsius.

Trafiku nuk është ende i rënduar./tch