Pas ditëve me temperatura të larta, e diela e 17 gushtit pritet të sjellë freski. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën në vende-vende mund të ketë edhe reshje shiu.
Të shtunën dhe të dielën megjithatë do të dominojnë temperaturat e larta e do të ketë edhe vranësira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të mbërrijnë deri në 35 gradë.
E më të ulëta do të jenë temperaturat një ditë më pas. Minimalet do të lëvizin nga 12 deri në 16 gradë celsius, e maksimalet do të mbërrijnë deri në 32 gradë celsius.
Për shkak të indeksit ultraviolet të lartë, këshillohet që qytetarët të shmangin kontaktin direkt me rrezet e diellit gjatë ditës.