Një burrë mbeti i habitur kur fqinji i tij ia dërgoi një letër duke “e uruar” që e kositi më në fund barin në oborr. Ai e publikoi letrën në rrjetin social Reddit, duke treguar se u nervozua kur mori mesazhin ironizues.
“Urime për kositjen e barit. Kjo është hera e dytë brenda këtij viti, besoj. A mund të vazhdosh kështu? Ndoshta çdo javë, apo të paktën çdo dy javë? Do të ishim shumë mirënjohës sikur shtëpia juaj të mos dukej sikur e braktisur”, thuhet në letër, raportoi “TheMirror” të hënën.
Fqinji thuhet se la këtë mesazh pasi dëshironte se shtëpia pranë tij të mos dukej si pa mbikëqyrje.
Burri që e bëri të ditur tërë këtë storie, tha se nuk ishte në gjendje të kujdesej për oborrin e shtëpisë kohëve të fundit pasi “në familje u lindi një fëmijë”.
“Në asnjë moment oborri im nuk ka qenë në shpërputhje me urdhëresat e lagjes ose të Shoqatës së Pronarëve të Shtëpive, dhe në asnjë moment askush nuk është shqetësuar për këtë çështje”, deklaroi ai.