Një person nga Karolina e Veriut u përball me një ari të uritur, që po tentonte t'ia sulmonte qenin. Upi shkroi se John Koerberit i doli gjumi në katër të mëngjesit kur dëgjoi të lehurat e qenit të tij
Ai para vetes pa një ari të zi që po i turrej qenit, e ky po lëshonte një ulërimë tepër të thellë.
67-vjeçari pa qenin që po luftonte me ariun e madh, ndërsa shtoi se ia doli ta largonte me sukses.
“Ariu i bëri një tjetër goditje. Iu afrova dhe e godita në kokë. Ai u largua e unë hyra me qenin brenda", shtoi ai.