Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni shpëton fëmijën nga ariu

Një qen ka shpëtuar një fëmijë nga një ari i murrmë në SHBA.

Ariu i është afruar shtëpisë ku një 4-vjeçar ishte duke luajtur.

Gregory Grant nga Sherman ndau një video që tregon djalin e tij të vogël, Gavin, duke parë një ari të zi në oborr dhe duke ikur nga ai.

Pamjet tregojnë qenin 8-vjeçar të familjes, Jake, duke vrapuar në aksion dhe duke përzënë ariun nga oborri.

Grant tha se Jake u shpërblye atë mbrëmje me një banjë dhe ushqime të shumta, duke përfshirë akullore.

Edhe Jane Fonda ka shpëtuar nipin nga një ari Showbiz Jane Fonda ka shpëtuar nipin nga një ari

Departamenti i Energjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Konektikat tha se po heton vizitën e këtij ariu.