Kuriozitet

Ariu në SHBA ia shkatërroi festën e ditëlindjes 2-vjeçarit

Një ari ia shkatërroi festën një 2-vjeçari në Connecticut të SHBA-së, pasi doli nga mali dhe i hëngri ëmbëlsirat.

“Upi” shkroi të martën, se Rauf dhe Laura Majidan organizuan festën për djalin e tyre, duke shtruar tryeza në oborr e ftuan mysafirë, por një ari doli “në skenë” dhe i prishi zbukurimet.

Prindërit nxituan t'i fusnin fëmijët brenda, por kafsha si duket ishte për diçka tjetër e interesuar.

Të ftuarit shikonin nga dritarja ariun që me qejf i hante ëmbëlsirat.