Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fotografohet për herë parë një zebër bjonde

Një zebër e rrallë bjonde është zbuluar në Parkun Kombëtar të Seregeti-t.

Fotografia është shkrepur nga fotografi Sergio Pitamitz, i cili po shpresonte të kapte imazhe të zebrave duke migruar, kur pa diçka të pazakontë.

“Në fillim mendova se ishte një zebër e cila ishte zhytur në baltë”, tha fotografi për National Geographic.

Shënjestra e fotografit ishte zebra “bjonde”, e cila, spias ekspertëve ndodh nga albinizmi, një gjendje e cila tregon se kafshët kanë më pak melaninë në lëkurën e tyre, e cila u jep atyre pigmentin bjond.

Është hera e parë që një zebër albine vëzhgohet në gjendje të lirë, pasi ato gjithmonë janë vëzhguar të robëruara./oranews

Artikuj të ngjashëm