Poli verior i Tokës është i famshëm për klimën e ftohtë e pamjet e mahnitshme me borë.
Por, siç tregojnë edhe fotografitë më poshtë, Toka nuk është i vetmi planet që sjell skena të mahnitshme të borës, transmeton Koha.net shkrimin e BBC.
Ky është krateri i Korolevit, afër polit verior të Marsit, foto kjo e shkrepur nga misioni Mars Express i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA).
Krateri është 82 km, dhe i mbushur me akull 1,8 km të trashë.
Ajo u emërua sipas inxhinierit të raketave dhe projektuesit të anijeve Sergei Korolev, arkitektit të programit hapësinor të Bashkimit Sovjetik.
Korolev punoi në misionet e para ndërplanetare në Hënë, Mars dhe Venus, dhe programi Sputnik, i cili lansoi satelitin e parë artificial në botë.
Edhe
Shkencëtarët besojnë se kanë dëgjuar vetëtimë në Mars
Këto foto mahnitëse të kraterit janë shkrepur nga Kamera Stereo me Rezolucion të Lartë nga Mars Express.
Misioni i Mars Express ishte ndërmarrja e parë e ESA-s në një tjetër planet. Ishte lansuar më 2 qershor 2003, e kishte hyrë në orbitën e Marsit në ditën e Krishtlindjeve atë vit.
