Shoferi i kamionit F.L. ia doli që mu në momentin e duhur ta ndalte automjetin e vet në urën e shembur në Gjenova . Kështu ai ia doli të mos binte nga lartësia prej 45 metrash.
Ai sot ka treguar dhe e ka përshkruar se si e ka parë zhdukjen e autostradës para vetes, transmeton Koha.net.
Shoferi 37 vjeçar po kthehej sipër urës Morandi të gjatë 650 metra pasi kishte bërë shpërndarjen e furnizimeve kur e pa me sy shembjen, përcjellin medie të huaja.
"E pashë rrugën tek shembej, me të gjithë automobilat mbi të që i kisha para vetes”, u tha ai shpëtimtarëve pas shembjes së të tmerrshme të urës në të cilën vdiqën 40 veta.
Kamioni i tij i gjelbër zuri mediet botërore, Ai edhe sot vërehet në viadukt , i lënë në vendin ku ai e kishte ndaluar me frerë. Pas ndalimit shoferi kishte kërcyer nga kabina e vet dhe ishte strehuar në vend të sigurt.
Edhe
Italia dënon me 12 vjet burgim një zyrtar për shkak të shembjes së urës që shkaktoi 43 të vdekur
"Shoferi edhe më tej është në gjendje shoku, por nuk është i lënduar”, ka thënë Giovani D'Alessandro, drejtor i supermarketit nga i cili ai bartte mallra.
{gallery}