Mediat italiane kanë raportuar se tre trupa janë gjetur pas shembjes së urës në Gjenova të Italisë, duke rritur numrin e viktimave në 41.
Autoritetet deklaruan se viktimat u gjetën brenda një veture të shkatërruar nën urë, pas shkatërrimit.
Ata ishin tre anëtarë të familjes, duke përfshirë një fëmijë, që po udhëtonin me veturë për pushime, në mesin e 30 veturave, kur ura u shemb. Dy persona të tjerë ende janë të zhdukur derisa kërkim-shpëtimi po vazhdon.
Presidenti italian Sergio Mattarella ka organizuar funeralin e 18 viktimave nën patronatin e shtetit. Mattarella dhe kryeministri italian Giuseppe Conte, po udhëheqin homazhet në një ceremoni në qytet.
Artikuj të ngjashëm
-
Inaugurohet ura e re në Gjenovë, 2 vjet pas rrëzimit që shkaktoi dhjetëra viktima
-
Italia varrosi viktimat e urës në Gjenovë
-
43 të vdekur nga tragjedia e urës në Gjenova
-
Familjarët e viktimave të Gjenovës refuzojnë funeralin shtetëror
-
Tragjedia në Gjenova, dy ditë zie e gjendje të jashtëzakonshme 12-mujore