Në kohën kur po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuarit e mundshëm të tragjedisë në Gjenova, autoritetet italiane kanë bërë të ditur se ura Morandi do të shembet plotësisht. Ura u shemb dje pjesërisht, ku si pasojë humbën jetën së paku 35 persona.
"Do të shkaktojë rezultate negative për trafikun dhe do të shkaktojë probleme për qytetarët dhe kompanitë, por ura Morandi duhet të shembet në tërësi” thuhet në njoftim, transmeton koha.net.
Në një deklaratë nga Bashkia e Gjenovas, theksohet se ka rrezik edhe për shembjen e pjesëve të tjera të urës, ku për këtë arsye janë evakuuar më shumë se 400 persona në 11 ndërtesa përreth urës. Mendohet se ura mund të jetë shembur si pasojë e një problemi struktural, por që mund të kenë ndikuar edhe shirat intensivë dhe stuhia.
Ura Morandi kalon mbi vendet tregtare, fabrika, disa vendbanime dhe linjës së trenit Gjenova-Milano.
-
Hidhet në erë pjesa e mbetur e urës “Morandi”, në të cilën vdiqën 43 persona
-
43 të vdekur nga tragjedia e urës në Gjenova
-
Një duzinë njerëzish ende në rrënoja në Gjenova, urë e re brenda 2019
-
Sipas ekspertëve në Itali janë në rrezik 60% e mbikalimeve rrugore
-
Në katastrofën e Gjenovës vdiqën 39 persona, rrezikon të shembet një pjesë tjetër e urës