Pezullohen kërkimet për të mbijetuar të tjerë të katastrofës në Gjenova të Italisë, në të cilën humbën jetën 39 persona. Repubblica shkruan se kërkimet dhe operacionet e gërmimit janë ndërprerë rreth orës 13:00 pasi rrezikonte të shembej edhe një pjesë tjetër e urës në zonën e rrugës “Campi”.
Menjëherë pas lajmërimit të rrezikut zjarrfikësit kanë nisur verifikimet për qëndrueshmërinë e urës.
Dy nga tre zonat e kërkimit janë pastruar. Shkatërrues impakti në rrugë me ndikim në të gjithë zonën liguriane të autostradës. Është kërkuar gjendja e emergjencës kombëtare dhe lutja e Papës për viktimat.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdon kërkimi për të mbijetuarit e mundshëm në Gjenova
-
35 të vdekur e dhjetëra të plagosur nga shembja e urës në Gjenova
-
“Fundoset” Italia, të paktën tetë të vdekur
-
Inaugurohet ura e re në Gjenovë, 2 vjet pas rrëzimit që shkaktoi dhjetëra viktima
-
Hidhet në erë pjesa e mbetur e urës “Morandi”, në të cilën vdiqën 43 persona