Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Finalistja e “Miss Anglia” bëhet garuesja e parë që shfaqet para jurisë pa grim

Një studente e politikës ka arritur në finale të “Miss Anglia”, duke u bërë konkurrentja e parë në historinë 94-vjeçare të këtij konkursi bukurie, e cila është shfaqur pa grim.

Melisa Raouf, 20 vjeç, nga Londra ka mahnitur jurinë me pamjen e saj natyrale, kur doli para tyre në gjysmë-finale të garës, që u mbajt në Londër në fillim të këtij muaji, raportoi Daily Mail të mërkurën.

Raouf ka thënë se kishte vendosur që të ecte në pasarelë pa grim apo produkte bukurie me shpresën që t’i inspironte gratë e tjera ta shfaqnin pamjen e tyre natyrale.

Melisa mbeti e habitur kur zuri një vend në finalen e “Miss Anglia” dhe tha se tani dëshiron ta eliminojë narrativën “toksike” rreth grimit dhe rrjeteve sociale.

“Kjo do të thotë shumë për mua pasi ndjej se shumë vajza të moshave të ndryshme bëjnë grim sepse ndihen nën presion për ta bërë këtë. Kur fillova të bëj grim në moshë të re, nuk u ndjeva kurrë rehat me lëkurën time”, është shprehur ajo.

Edhe Kaia Gerber: Shumica e grave grimohen për vete, jo për të tjerët Showbiz Kaia Gerber: Shumica e grave grimohen për vete, jo për të tjerët

Melisa tha se ajo ndërmori hapin e pazakontë për të hyrë në garë me pamje natyrale në një përpjekje për të promovuar bukurinë e brendshme në një epokë të obsesionit të mediave sociale.

{gallery}