Një fëmijë ka gjetur një fosil 65 milionë vjeç në afërsi të fushës së futbollit në Oregon dhe ekspertët nuk kanë idenë se si ka arritur ai deri aty.
Fëmija 7-vjeçar ka gjetur atë që ajo e quan 'Moana rock' në afërsi të fushës së futbollit në Bend.
Duket se fosili është një amonit, një invertebror i zhdukur detar.
Paleontologët thonë se fosilet e amonit nuk gjenden në formë natyrale në Bend, shkruan Daily Mail.
Por, ato janë të zakonshme në afërsi të Mitchell, mbi 80 mile më larg, transmeton KosovaPress.
Edhe
10-vjeçarja zbulon gjurmë dinozauri teksa po ecte plazhit
Tash për tash se si ka arritur ky amonit në Bend mbetet një mister.
Fosilet e amonit janë të njohura për njerëzit me shekuj, që datojnë nga grekët dhe romakët. Emri vjen nga një zot i vjetër egjiptian, Amoni, ose nga brirët e perëndisë.