Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fansi e bën tatuazh fanellën e klubit të preferuar

Një fans brazilian i dhënë pas futbollit e do aq shumë skuadrën e tij sa që ka vendosur ta bëjë tatuazh fanellën e klubit, në të gjithë pjesën e sipërme të trupit.

Jose Mauricio dos Anjos ka kaluar 90 orë në dhimbje vitin e shkuar për të ngjyrosur trupin e tij me ngjyrat kuq e zi si të Flamengos.

Pas 32 “operimeve”, fanella e vitit 2015 u kompletua këtë të premte. 33-vjeçari është bërë yll në Rio de Janeiro.

“Njerëzit më pyesin nëse nuk çuditem përse e barti përherë fanellën e Flamengos. Për mua nuk është habi. E shoh normale”, ka thënë ai për “Vice Brazil”.

Ai ka thënë se kur ishte 18-vjeçar kishte bërë një tatuazh të vogël për skuadrën, por më pas deshi që ajo të rritej.

U përpoq të ruante para dhe shiti edhe motoçikletën e tij, por kur nisi procesin e tatuazhit, një artist i ofroi t’ia bënte ato pa para.

Edhe Kthimi i heroit të harruar të Brazilit Botërori 2026 1 muaj më parë Kthimi i heroit të harruar të Brazilit

Në pjesën e pasme, fansi ka të shkruar numrin 10 për hir të ikonës Zico. Ai madje ka arritur të takohet me idhullin e tij në dhjetorin e vitit të shkuar.

“Ai ishte i shokuar, preku trupin që të sigurohej se nuk ishte vetëm ngjyrë. E pyeta të më nënshkruante dhe më pas e bëra nënshkrimin e tij tatuazh. Ai më ka thënë se të gjithë lojtarët e Flamengos mendojnë se tatuazhi ishte i mirë”, ka thënë Jose.

{gallery}