Një operacion ndërkombëtar, që synon luftimin e trafikut të paligjshëm të zvarranikëve, të koordinuar nga Europol dhe Interpol, ka rezultuar me qindra konfiskime, si dhe 12 arrestime brenda Bashkimit Evropian.
Nga Shërbimi Policor Evropian, Europol tha se kafshët e gjalla ishin konfiskuar nga data 12 prill deri më 22 maj, dhe 12 persona u arrestuan, gjashtë në Itali dhe gjashtë në Spanjë.
4.419 kafshë të gjalla, duke përfshirë 2,703 breshka, 1059 gjarpërinj, 512 hardhuca, si dhe 20 krokodilë dhe aligatorë, u konfiskuan në operacionin ndërkombëtar, transmeton KosovaPress.
Sipas Europolit, veprimet kishin si synim udhëtarët, ngarkesat komerciale, si dhe dyqanet e kafshëve.
Europol mbështeti operacionin dhe siguroi mbështetje teknike, shkëmbimin e informacionit të koordinuar, konfiskimet dhe inspektimet në BE.
-
Mbi 150 të arrestuar nga 43 shtete në një aksion global kundër trafikimit të qenieve njerëzore
-
20 të arrestuar në operacionin e Interpolit kundër abuzimit seksual me fëmijë
-
Aksioni i EUROPOL për shënjestrim të trafikimit, pjesë edhe Kosova
-
Aksioni i Europolit kundër ‘Ndranghetas, arrestohen 31 të dyshuar
-
Europol me aksion kundër grupeve kriminale në 28 vende, përfshirë edhe Shqipërinë