Eurojust dhe Europol kanë ndihmuar një aksion kundër grupit kriminal ‘Ndrangheta. Europol ka thënë se në bashkëpunim me autoritetet në Itali, Belgjikë dhe Gjermani, të hënën janë arrestuar 31 të dyshuar dhe janë sekuestruar asete në vlerë 3.8 milionë euro.
Në këtë aksion kanë marrë pjesë mbi 840 zyrtarë policorë, është thënë nga Europol.
Aksioni kishte të bënte kundër trafikimit ndërkombëtare të drogës.
Operacioni ka qenë vazhdimësi i hetimeve të mëhershme të drejtuara nga autoritetet italiane mes viteve 2013 dhe 2018 ndaj ‘Ndranghetas.
Pretendohet se të dyshuarit vazhdojnë të përdorin rrjetin e transportit të kokainës nga Amerika e Jugut për në Gjermani dhe Itali nëpërmjet disa porteve evropiane.
“Gjatë aksionit më 5 qershor, janë arrestuar 31 të dyshuar, 18 në Itali, 8 në Belgjikë dhe 5 në Gjermani. Në total janë bërë 55 bastisje. Janë sekuestruar asete në vlerë 3.8 milionë euro, përfshirë para kesh, drogë, vetura të shtrenjta dhe prona”, thuhet nga Europol.
-
Policia italiane arreston 12 persona, mes tyre edhe anëtarë të “Ndranghetas”
-
Pesë të arrestuar për trafikim të drogës, aksioni mbështetet nga Europol-i
-
Europol: Bisedat e koduara ekspozuan perandorinë kriminale 80 milionë euroshe në Kosovë
-
Europoli shkatërron rrjetin kriminal që pastronte paratë e kokainës për mafitë italiane
-
Europoli godet rrjetin gjigant të drogave sintetike në Evropë