20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan në një operacion ndërkombëtar kundër abuzimit seksual të fëmijëve, ka njoftuar Interpoli.
Operacioni u udhëhoq nga Policia spanjolle në bashkëpunim me Interpolin dhe Europolin dhe ai nisi në fund të vitit 2024, kur hetuesit identifikuan grupe mesazhesh që përdoreshin për të qarkulluar imazhe të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
Arrestimet u kryen në 12 shtete nga marsi deri në maj 2025.
Autoritetet spanjolle arrestuan shtatë të dyshuar, përfshirë një punonjës shëndetësor dhe një mësues. Punonjësi shëndetësor dyshohet se pagoi të mitur për imazhe eksplicite, kurse mësuesi akuzohet për posedim dhe shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë në platforma online.
U sekuestruan kompjuterë, laptopë, telefona, tableta dhe pajisje digjitale të tjera.
Edhe
Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra
Në Amerikën Latine autoritetet arrestuan 10 të dyshuar.
Interpoli ka thënë se janë identifikuar edhe 68 të dyshuar të tjerë dhe se hetimet po vazhdojnë.
-
Pesë të arrestuar për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve
-
I kërkuari nga Interpoli për shfrytëzim të të miturve arrestohet në Kosovë
-
Pesë të arrestuar për trafikim të drogës, aksioni mbështetet nga Europol-i
-
Europol: Bisedat e koduara ekspozuan perandorinë kriminale 80 milionë euroshe në Kosovë