---
description: 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan në një operacion ndërkombëtar kundër abuzimit seksual të fëmijëve, ka njoftuar Interpoli.Operacioni
title: 20 të arrestuar në operacionin e Interpolit kundër abuzimit seksual me fëmijë
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/06/ec9ff452-d62e-4ef0-8294-83983a652c3a.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# 20 të arrestuar në operacionin e Interpolit kundër abuzimit seksual me fëmijë

![interpol](https://resources.koha.net/images/2025/June/06/ec9ff452-d62e-4ef0-8294-83983a652c3a.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 6 qershor 2025 15:15
- Shpërndaje në:

- 6 qershor 2025 15:15
- Shpërndaje në:

20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan në një operacion ndërkombëtar kundër abuzimit seksual të fëmijëve, ka njoftuar Interpoli.

Operacioni u udhëhoq nga Policia spanjolle në bashkëpunim me Interpolin dhe Europolin dhe ai nisi në fund të vitit 2024, kur hetuesit identifikuan grupe mesazhesh që përdoreshin për të qarkulluar imazhe të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

Arrestimet u kryen në 12 shtete nga marsi deri në maj 2025.

Autoritetet spanjolle arrestuan shtatë të dyshuar, përfshirë një punonjës shëndetësor dhe një mësues. Punonjësi shëndetësor dyshohet se pagoi të mitur për imazhe eksplicite, kurse mësuesi akuzohet për posedim dhe shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë në platforma online.

U sekuestruan kompjuterë, laptopë, telefona, tableta dhe pajisje digjitale të tjera.

[Edhe ![Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra](https://resources.koha.net/images/2026/July/03/c1e21897-6d90-4c38-acde-6851ca23c548.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 kor 2026 Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra](https://www.koha.net/bote/zbulohen-rrjete-nderkombetare-burrash-qe-perdorin-grupe-online-per-te-droguar-e-perdhunuar-gra)

Në Amerikën Latine autoritetet arrestuan 10 të dyshuar.

Interpoli ka thënë se janë identifikuar edhe 68 të dyshuar të tjerë dhe se hetimet po vazhdojnë.  

[#interpol](https://www.koha.net/tag/interpol) [#europol](https://www.koha.net/tag/europol) [#abuzim me femije](https://www.koha.net/tag/abuzim-me-femije)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pesë të arrestuar për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve](https://resources.koha.net/images/2024/June/14/aa85dba7-1210-45f0-9563-27adc1e95648.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 22 maj 2026 Pesë të arrestuar për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve](https://www.koha.net/kronike/pese-te-arrestuar-per-materiale-qe-lidhen-me-keqperdorim-seksual-te-femijeve)
- [![I kërkuari nga Interpoli për shfrytëzim të të miturve arrestohet në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2025/October/20/32b29511-14a8-4f55-b8b0-cfc84fe8b9e9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 26 nën 2025 I kërkuari nga Interpoli për shfrytëzim të të miturve arrestohet në Kosovë](https://www.koha.net/kronike/i-kerkuari-nga-interpoli-per-shfrytezim-te-te-miturve-arrestohet-ne-kosove)
- [![Mbi 150 të arrestuar nga 43 shtete në një aksion global kundër trafikimit të qenieve njerëzore](https://resources.koha.net/images/2025/July/11/f6cabaa9-be10-4117-bb5e-a082056fb5a9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 11 kor 2025 Mbi 150 të arrestuar nga 43 shtete në një aksion global kundër trafikimit të qenieve njerëzore](https://www.koha.net/bote/mbi-150-te-arrestuar-nga-43-shtete-ne-nje-aksion-global-kunder-trafikimit-te-qenieve-njerezore)
- [![Pesë të arrestuar për trafikim të drogës, aksioni mbështetet nga Europol-i](https://resources.koha.net/images/2026/June/09/2465f9cc-e8ce-4d73-8a34-dc46e8b2a39e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 9 qer 2026 Pesë të arrestuar për trafikim të drogës, aksioni mbështetet nga Europol-i](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/pese-te-arrestuar-per-trafikim-te-droges-aksioni-mbeshtetet-nga-europol-i)

[Futboll.]() [Katër supergola për fitoren bindëse të Real Madridit](https://www.koha.net/futboll/kater-supergola-per-fitoren-bindese-te-real-madridit)

[Botë.]() [Macron: Ata që u përpoqën ta rrëzojnë Republikën do të mbahen përgjegjës](https://www.koha.net/bote/ata-qe-u-perpoqen-ta-rrezojne-republiken-do-te-mbahen-pergjegjes)

[Arbëri.]() [Policia: Protestuesit e maskuar u futën në oborrin e selisë së PD-së për t’i shpëtuar ndjekjes](https://www.koha.net/arberi/policia-protestuesit-e-maskuar-u-futen-ne-oborrin-e-selise-se-pd-se-per-ti-shpetuar-ndjekjes)

[Shtojca për Kulturë.]() [Kepi i Bermudës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/kepi-i-bermudes)

[Arbëri.]() [MSH: 28 të lënduar në protestën e të dielës, prej tyre 19 policë](https://www.koha.net/arberi/msh-28-te-lenduar-ne-protesten-e-te-dieles-prej-tyre-19-police)

[Arbëri.]() [Berisha: Ka skenar për ta sulmuar selinë e PD-së](https://www.koha.net/arberi/berisha-ka-skenar-per-ta-sulmuar-seline-e-pd-se)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"20 të arrestuar në operacionin e Interpolit kundër abuzimit seksual me fëmijë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/20-te-arrestuar-ne-oeracionin-e-interpolit-kunder-abuzimit-seksual-me-femije","datePublished":"2025-06-06T15:15:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:45:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":166,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan në një operacion ndërkombëtar kundër abuzimit seksual të fëmijëve, ka njoftuar Interpoli.Operacioni","url":"https://www.koha.net/bote/20-te-arrestuar-ne-oeracionin-e-interpolit-kunder-abuzimit-seksual-me-femije","keywords":"interpol, europol, abuzim me femije","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/06/ec9ff452-d62e-4ef0-8294-83983a652c3a.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
