Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Eksploruesit besojnë se kanë gjetur avionin e zhdukur 90 vjet më parë

Një ish-oficer i inteligjencës së Forcave Ajrore të Shtetet e Bashkuara të Amerikës beson se ka gjetur rrënojat e avionit të Amelia Earhatit, e cila u zhduk nëntë dekada më parë, në fund të Oqeanit Paqësor duke përdorur të dhëna sonare nga një dron në thellësi të detit.

Duke shpresuar për zgjidhjen e një misteri 87-vjeçar, eksploruesi Tony Romeo planifikon të nisë një mision në fund të këtij viti ose të vitit të ardhshëm, për të gjetur avionin e humbur prej kohësh, kërkim ky që dështoi në vitin 1937.

“Ajo është personi më i famshëm i zhdukur i Amerikës, apo jo? Për sa kohë që është e zhdukur, gjithmonë do të jetë dikush që do e kërkojë,” ka thënë Romeo. “Nëse mund të ndihmojmë të mbyllim këtë mister dhe ta sjellim Amelian në shtëpi, do të ishim shumë të emocionuar”.

Earhart, aviatore amerikane, u bë gruaja e parë dhe personi i dytë në botë që fluturoi vetëm dhe pa ndalesë përtej Atlantikut në vitin 1932, 5 vjet pasi Charles Lindbergh e realizoi këtë arritje. Së bashku me navigatorin Fred Noonan, ajo po përpiqej të fluturonte rreth botës, kur avioni u zhduk mbi Paqësor. Nëse do të kishte sukses, do bëhej pilotja e parë që e bën këtë gjë.

Image

Romeo, shef ekzekutiv i kompanisë private të eksplorimit “Deep Sea Vision”, beson se rrënojat e avionit të Earhartit gjenden në fund të oqeanit, më shumë se 5,000 metra nën sipërfaqe, përafërsisht 160 km nga Ishujt Howland, afërsisht në mes të Havait dhe Australisë.

Edhe “Atë që s’e kanë parë kurrë më parë sytë e njeriut” – Ekipi i “Artemis II” niset për në Tokë Botë “Atë që s’e kanë parë kurrë më parë sytë e njeriut” – Ekipi i “Artemis II” niset për në Tokë

Imazhe të turbullta nga droni në thellësinë e detit shfaqin një formë avioni në fund të oqeanit, ka thënë ai.

Ekuipazhi prej 16-anëtarësh i “Deep Sea Vision” ka kërkuar më shumë se 13,400 km katrorë për 100 ditë në fund të vitit të kaluar.