Një 11-vjeçare është dërguar në spital pasi e ëma vuri re se po humbte mjaft peshë. Por kur ka mbërritur atje doktorët menduan se Cherish-Rose Lavelle mund të kishte mbetur shtatzënë.
Por doktorët zbuluan një masë të madhe tumorale në vezoret e vogëlushes. Kanceri agresiv i shkaktonte Cherish mjaft dhimbje dhe e ëma vuri re se dy muajt e fundit vajza ka qënë disi ndryshe, transmeton tch.
Tumori 10 kg është e rrallë për një vajzë në moshën e Cherish-Rose. Tashmë znj. Lavelle i duhet të mbyllë biznesin e saj për të kaluar kohë me të bijën në spital.
“Kjo është diçka që dëshiroj të gjithë prindërit të ndërgjegjësohen, pasi mendova se vuante nga çrregullime me ushqimin për shkak të bullizmit se ishte mbipeshë”, tha e ëma. Fatmirësisht pavarësisht se do jenë muaj të gjatë në spitale, me kemioterapinë dhe operacionin, ishte e shërueshme.
{gallery}
-
Kanceri i zorrës së trashë shkaktari kryesor i vdekjeve nga kjo sëmundje te nën 50-vjeçarët në SHBA
-
Mostrat e vjetra të tumoreve pritet të tregojnë arsyen e rritjes së rasteve me kancer te të rinjtë
-
Jessie J dëshiron të ndryshojë narrativën rreth diagnozës së kancerit
-
Jessie J përfundon në spital gjashtë javë pas operacionit për kancer në gji
-
Rriten rastet e kancerit te personat më të rinj se 50 vjeç, studimi tregon llojet më të përhapura