Kuriozitet

Dy shira meteorësh arrijnë kulmin sonte

meteor

Dy  shira meteorësh do të arrijnë dukshmërinë maksimale sonte, duke e ndriçuar qiellin deri në mëngjes.

Meteorët e njohur me emrat “Delta Aquariids” dhe “Alpha Capricornids” do të jenë aktivë deri më 12 gusht. Por e marta e 29 korrikut është veçanërisht e mirë për t’i shikuar pasi hëna do të jetë vetëm 27% e plotë, që e bënë dukshmërinë e meteorëve më të madhe.

Këta fenomenë janë shenjë paralajmëruese e shiut të meteorëve Perseid, që nga NASA konsiderohet si më i miri në vit. Ai pritet të arrijë në disa javë, shkroi Time. 

Shirat e meteorëve shihen më së miri pas mesnate, pasi errësira më e madhe i bën më të dukshëm. Prandaj edhe se sa është ndriçimi i hënës ka rëndësi për ta.