Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Dukej si nëndetëse”, automjeti i pazakontë nxit reagime në SHBA

Një automjet i pazakontë në formë të nëndetëses tërhoqi vëmendjen e shoferëve në një rrugë në Florida të SHBA-së. Pamjet e publikuara në mediat online u bënë virale, ndërsa tek më vonë u kuptua se ishte një lloj biçiklete.

Automjeti i verdhë, duke lëvizur, u pa nga Michael Ruede, që më pastaj i publikoi pamjet.

Bazuar në pamjet, Ruede, deklaroi se kjo biçikletë duhet të jetë e tipit që ulet përtokë dhe shoferi shtrihet në të, transmeton KOHA.

Për këtë lloj biçiklete, autoritetet amerikane të sigurisë thanë se ngasja e saj mund të jetë e rrezikshme për shkak të dukshmërisë. "Ajo biçikletë e vogël dhe kaq e ulur përtokë, mund të jetë e rrezikshme që të shihet nga të tjerët në komunikacion", deklaroi punonjësi i patrullës, Ken Watson.