Një hetim i pavarur i zjarreve të viteve 2019-2020 ka rekomanduar se kullotja e bagëtive mund të përdoret për reduktimin e rrezikut. Dhe drejtori i shërbimit të zjarrfikësve në shtetin e Uellsit të Ri Jugor të Australisë ka thënë se shumë rajone po i përdorin dhitë për reduktimin e fosileve në rajone ku është e vështirë të ketë qasje.
Autoritetet kanë thënë se edhe më parë ishin treguar të hapur për këtë ide, por që tashmë shpresohet se do të ndihmojë para stinës së ardhshme të zjarreve në kontinentin e largët. MekKellar ka thënë se është i lumtur me rezultatet e deritanishme.
Ai ka treguar se si autoritetet synojnë zgjerimin e këtij projekti edhe për rajone të tjera. Reshjet e fundit kanë ndikuar në reduktimin e zjarreve, por autoritetet duhet të jenë të përgatitura për çdo rast.
Dhitë janë zgjedhur në kuadër të fazës testuese, për shkak se hanë gjithçka, duke ndihmuar lulëzimin e barit të egër.
-
Shkencëtarët krijojnë “superushqimin” që mund t’i shpëtojë bletët
-
Alarmohet për zjarre
-
Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret
-
Ndryshimi i rekomandimeve për ushqyerjen e foshnjave, ul rastet me alergji ndaj vezëve te fëmijët
-
Pesë gjërat që duhet të bëni për t’i shmangur pickimet nga mushkonjat