Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dronët në Australi po ndihmojnë në pllenim, po marrin punën e bletëve

Bletët ndihmojnë në pllenimin e kulturave ushqimore në Australi me vlerë afro 3.7 miliardë dollarë çdo vit. Por, e kanë të vështirë të bëjnë këtë në mjedise të mbyllura me xhama.

Dronët miniaturë tash po përdoren për të bërë polenizimin në këto ambiente, raporton agjencia AP.

Dronët po ndihmojnë në përhapjen e polenit në një fermë luleshtrydhesh në kampusin e Universitetit të Western Sydneyt.

Shpikësit me seli në Singapor thonë se testet në Mbretërinë e Bashkuar ia kaluan bletëve.

“Ne arritëm një përmirësim prej më shumë se 50 për qind në vit krahasim me pllenimin me bletë”, ka thënë Siddhaarth Jadhav.

Organizata jo-fitimprurëse për kërkim dhe zhvillim Hort Innovation është duke financuar studimin.

Edhe Shkencëtarët krijojnë “superushqimin” që mund t’i shpëtojë bletët Kuriozitet Shkencëtarët krijojnë “superushqimin” që mund t’i shpëtojë bletët

“Pllenimi është mjet kyç për fermerët që bëjnë mbjelljen nën masa mbrojtëse. Ky hulumtim po përpiqet t’ua bëjë atyre punën më të lehtë e më efikase”, ka thënë Brett Fifield, shef ekzekutiv i Hort Innovation.