Deputetja e Zelandës së Re, Golriz Ghahraman, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të shumta për vjedhje në dyqane.
Ghahraman e Partisë së Gjelbër dyshohet se ka vjedhur tre herë nga dy dyqane veshjesh. Ish-avokatja e OKB-së për të drejtat e njeriut bëri histori në vitin 2017 si refugjatja e parë në qeverinë e Zelandës së Re.
Ajo ka thënë se filloi të sillej “çuditshëm” për shkak të stresit.
“Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe më vjen shumë keq”, shtoi ajo.
Ghahraman u largua nga Irani me familjen e saj si fëmijë dhe mori azil politik në Zelandën e Re. Ajo dha dorëheqjen të martën pasi pamjet e kamerave u shfaqën në rrjetet sociale që tregonin se ajo merrte një çantë nga një butik në Auckland, raporton BBC.
42-vjeçarja, e cila nuk është akuzuar për asnjë krim, ka thënë në një deklaratë se veprimet e saj nuk ishin në përputhje me standardet e larta të sjelljes që publiku pret nga përfaqësuesit e zgjedhur.
“Nuk mund ta shpjegoj sjelljen time sepse nuk ishte në asnjë mënyrë racionale. Pas vlerësimit mjekësor kuptova që nuk isha mirë”, ka theksuar ajo, duke shtuar se nuk donte të justifikohej.
Një nga liderët e Partisë së Gjelbër, James Shaw, duke reaguar ndaj dorëheqjes së saj, ka thënë se Ghahraman ishte e ekspozuar ndaj kërcënimeve për dhunë seksuale, dhunë fizike dhe kërcënime me vdekje që nga dita që u zgjodh në parlament.
VIDEO:
فیلم نماینده چپگرای کوردِ پارلمان نیوزیلند در حین دست کجی.@golrizghahraman #چپول_کج_دست pic.twitter.com/pkcNEXTPVB
— اَلــِـیبانی?️? (@tegiskkeold) January 16, 2024