Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dënimi i iranianes që kërceu me këngën e Era Istrefit nxit protesta masive online

Sikurse shumë adoleshente, Maedeh Hojabrit i pëlqente të vallëzonte në dhomën e saj, ta incizonte dhe ta postonte klipin në Instagram.

Megjithatë, Hojabri jeton në Iran, ku gratë nuk lejohet të vallëzojnë, të paktën jo në publik.

19-vjeçarja ishte arrestuar pa zhurmë në muajin maj dhe faqja e saj ishte hequr, me 600 mijë ndjekës që u brengosën ku është.

Përgjigja erdhi tek të martën, ku disa fansa e njohën përmes një fotografie të turbullt ku quhej “Rruga e Gabuar” dhe që pranonte se “vallëzimi është krim” dhe se familja e saj nuk ishte në dijeni për videot me këngën “Bonbon” të këngëtares shqiptare Era Istrefi.


 

Edhe Gratë protestuese po abuzohen seksualisht nëpër burgjet iraniane Botë Gratë protestuese po abuzohen seksualisht nëpër burgjet iraniane

Kjo ka kthyer menjëherë reagimet e përkrahësve të Hojabrit që kanë nisur një iniciativë në rrjete sociale duke postuar video të kërcimeve e fotografi në Instagram.

Protesta online pritet të nxisë qeverinë iraniane të mbyllë edhe këtë rrjet social, pas bllokimit të disa të tjerave.