Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Del në shitje garazhi në mes të Londrës, kushton 1 milion funte

Një garazh “me potencial” ka dalë në shitje në Londër, e çmimi për të nuk është fare i ulët. Në fakt, ai po shitet për 1 milion funte.

Mirror ka shkruar se garazhi gjendet në zemër të Clapham Common dhe ekspertët thonë se çmimi nuk është fare i lartë, pasi sipas tyre, lokacioni është shumë i frekuentuar dhe lehtë i qasshëm për vozitësit.

Kjo zonë renditet në mesin e vendeve kryesore rezidenciale në rrugën Belleville, ndonëse nuk duket se është investuar shumë në të.

Një agjent i shitjes ka thënë se hapësira mund të shndërrohet në shtëpi banimi nëse do të jepej leja ndërtuese.