Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

COVID-19, Koreja e Jugut fut në treg maskën që mbulon hundën gjatë ngrënies

Një maskë antivirus që mbulon vetëm hundën, e cila mund të përdoret gjatë ngrënies dhe pirjes, ka dalë në shitje në Korenë e Jugut.

Vënia në treg e kësaj maske të pazakontë e krijuar për të mbrojtur njerëzit, ka marrë kritika të shumta në rrjetet sociale.

"Kosk", është quajtur kjo maskë, emërim ky duke kombinuar fjalët koreane për hundë dhe maskë, është prodhim i kompanisë të quajtur Atman, ndërsa çmimi i saj është rreth një euro, raporton The Guardian.

Raportohet se disa studime kanë sugjeruar që hunda është rruga më e lehtë për depërtimin e koronavirusit brenda trupit, kështu që mbajtja e një maske për hundë mund të mos jetë aq qesharake sa duket.

Rastet pozitive me koronavirus në Koren e Jugut kanë arritur në një rekord prej 22,907 këtë të enjte, rritje kjo që është shkaktuar me përhapjen e variantit Omicron.