Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çfarë ka ndodhur më 20 dhjetor ndër vite

Foto: Ilustrim

Këto janë ngjarjet që kanë ndodhur më 20 dhjetor, gjatë historisë:

1832 - U lind Haxhi Zeka, luftëtar shqiptar.

1838 - U lind shkrimtari anglez Edwin Abbott Abbott.

1924 - Adolf Hitleri lirohet nga burgimi pas një viti. Ka qenë i dënuar me 5 vjet burgim.

1954 - Vdiq James Hilton, shkrimtar britanik.

1968 - Vdiq nobelisti John Steinbeck, shkrimtar amerikan.

1973 - Në Madrid vritet kryeministri spanjoll Louis Carrero Blanco.

1989 - Trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës hyjnë në Panama për ta rrëzuar nga pushteti regjimin e Manuel Noriegas.

1996 - Vdiq Carl Sagan, shkrimtar dhe astronom amerikan.

2001 - Vdiq aktori e komediani amerikan Foster Brooks.

2007 - Piktura “Portrait of Suzanne Bloch (e realizuar më 1904) nga artisti spanjoll Pablo Picasso, është vjedhur nga Muzeu i Arteve në Sao Paulo.

Artikuj të ngjashëm