Një lojtar gjerman ka thyer qafën pasi po lëvizte “intensivisht” derisa po mbante pajisje të realitetit virtual.
Mjekët pretendojnë se lëvizjet "përsëritëse" të 31-vjeçarit çuan në dëmtimin e qafës, përpara se një pjesë e kockës përfundimisht "të plasaritej".
Burri shkoi në spital pasi përjetoi një dhimbje të madhe në shpatullat e tij.
Skanimet me rreze X më vonë zbuluan se burri kishte thyer rruazën e tij C7 të qafës,e cila qëndron afër bazës së qafës mbi supet.
Studiuesit thonë se lëndimi i burrit të paidentifikuar i ngjante atyre që shiheshin te vrapuesit dhe ushtarët, siç detajohet në një revistë mjekësore.
Pajisjet e realitetit virtual, me vlerë pothuajse afro 500 euro, mund të peshojnë pothuajse 610 g, megjithëse mjekët në rastin e gjermanit nuk detajuan markën e përdorur.
Burri duhej të mbante një lloj mbajtëse për qafën për gjashtë javë, për të mbështetur qafën e tij derisa ajo shërohej, dhe ai u shërua plotësisht pas 12 javësh.
Këto pajisje po bëhen pajisje gjithnjë e më të njohura në mesin e lojtarëve, me miliona prej tyre të shitura si në Mbretëri të Bashkuar ashtu edhe në SHBA, vitet e fundit.