Futboll

Rehabilitimi i Musialas me pajisje të 18 mijë eurove

Jamal Musiala

Gjatë pesë muajve të rehabilitimit, 22-vjeçari Jamal Musiala ka kaluar shumë pengesa. Por, përkushtimi e ka ndihmuar që të kthehet nga lëndimi shumë i rëndë.

Ylli i Bayernit të enjten në mëngjes ka stërvitur me trajnerin Simon Martinello, me një pajisje që kushton afro 18 mijë euro. 

Ajo quhet “Sprint 2” dhe është e kompanisë “1080”. 

Me këtë pajisje mund të bëhen vrapime dhe sprinte me rezistencë të rregulluar në mënyrë të përkryer.

Ajo kontrollohet dhe analizohet në mënyrë digjitale, ndërsa të dhënat mund të shihen në “iPad”. 

Musiala u lëndua rëndë para 22 javësh. E lëndoi nyjen e këmbës. Pati edhe lëndim të rëndë në ligamente, në ndeshjen që Bayerni e humbi 2:0 nga Paris Saint-Germaini. 

Musiala mund të jetë i gatshëm për lojë në fillim të vitit të ardhshëm.