Kuriozitet

Burri nga Chicago hidhet në Liqenin Michigan për ditën e 365-të rresht

Një shofer autobusi nga Chicago, që po kërkonte mënyra për të larguar stresin gjatë pandemisë së koronavirusit, është hedhur në Liqenin Michigan për ditën e 365-të rresht të shtunën, raporton agjencia AP.

Dan O’Conor filloi të hidhej në liqen nga limani Montrose vitin e kaluar për t’u çliruar nga stresi.

“E bëra gjatë pandemisë, gjatë protestave, gjatë vitit të zgjedhjeve. Ishte një vend ku mund të vija e të bllokoja gjithë zhurmën e totalisht të jem i vetëm në liqen”, ka thënë babai i tre fëmijëve.

Ai vazhdoi të hidhej në liqen gjatë vjeshtës, e më pas erdhi periudha e vështirë. Duhej të bënte një vrimë në liqenin e ngrirë që ishte mjaftueshëm për të për t’u hedhur gjatë dimrit. Ai tregon se ishte kthyer në shtëpi pas një hedhje të tillë dhe pa rreth 20 plagë nëpër trup.

“Njerëzit filluan të më pyesnin se për çfarë po e bëjë këtë dhe si mund të më përkrahin. Kur flas për njerëz, them për të huaj online. Kur fillova të postoja video në Twitter e Instagram u bë edhe më e madhe”, ka thënë O’Conor.

Të shtunën ishte ditë e veçantë, pasi u kompletua një vit i plotë i hedhjeve të përditshme nëpër liqen.

“Thjeshtë doja të festoja duke bërë rrugë me veturë e duke u hedhur në liqen për herë të 365-të”, ka thënë O’Conor.