Një burrë bolivian ka rrëfyer detajet se si ka arritur të shpëtojë për 31 ditë në xhunglën e Amazonit, pasi kishte humbur.
Jhonattan Acosta, 30 vjeç, ishte ndarë nga katër shokët e tij, derisa po bënin gjueti në Bolivinë veriore, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Ai ka thënë se e ka pirë ujin e shiut, të cilin e kishte mbledhur në këpucët e tij, dhe se kishte ngrënë insekte. Acosta po ashtu ka thënë se kishte arritur të fshihej nga jaguarët dhe derrat e egër.
Acosta ishte gjetur nga një grup kërkimi i përbërë nga vendas dhe miq ,një muaj pasi ai ishte zhdukur.
“Është e pabesueshme, nuk mund të besoj se njerëzit vazhduan kërkimin për kaq gjatë. Kam ngrënë krimba, kam ngrënë insekte, nuk do ta besoni gjithçka që duhej të bëja për të mbijetuar gjatë gjithë kësaj kohe”, ka thënë ai mes lotësh për Unitel TV.
Ai hëngri gjithashtu fruta të egra të ngjashme me papajat, të njohura në vend si gargateas.
Edhe
Djemtë e vegjël gjenden në Amazonë pas gati katër javësh
“Falënderoj shumë Zotin, sepse më ka dhënë një jetë të re”, është shprehur ai.
Si pasojë e humbjes, Acosta humbi 17 kg në peshë, kishte kyçin e këmbës të dislokuar dhe ishte i dehidratuar kur u gjet, por sipas atyre që e gjetën, ishte ende në gjendje të ecte.