Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër fëmijë gjenden të gjallë në Amazonë pas 40 ditësh, i mbijetuan rrëzimit të avionit

Katër fëmijë janë gjetur të gjallë pasi i mbijetuan rrëzimit të një avioni dhe kaluan javë të tëra duke u kujdesur për veten e tyre në xhunglën e Amazonës së Kolumbisë.

Presidenti i Kolumbisë tha se shpëtimi i vëllezërve e motrave, 13, nëntë, katër dhe një vjeç, ishte "një gëzim për të gjithë vendin".

Nëna e fëmijëve dhe dy pilotët vdiqën kur avioni i tyre u rrëzua në xhungël më 1 maj.

Fëmijët e humbur u bënë fokusi i një operacioni të madh shpëtimi që përfshinte dhjetëra ushtarë dhe banorë vendas, raportoi BBC.

Një video e shpërndarë nga ministria e mbrojtjes e Kolumbisë tregoi fëmijët duke u ngritur me ajër në një helikopter në errësirë mbi pemët e larta të xhunglës.

Trupat e tre të rriturve ishin gjetur në zonën e përplasjes, por fëmijët kishin ikur nga aty kur ushtria gjeti trupat. Fëmijët kishin lëvizur nëpër pyje.