Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kolumbia vazhdon kërkimin për katër fëmijët e zhdukur

Kërkimi për katër fëmijët indigjenë në xhunglën e Amazonës ka vazhduar edhe një muaj pasi aeroplani i tyre u rrëzua më 1 maj në Kolumbi, shkruan AP.

Më shumë se 100 anëtarë të forcave speciale të Kolumbisë dhe 70 indigjenë nga Amazona janë angazhuar në gjetjen e fëmijëve që ishin në bordin e aeroplanit që u rrëzua.

Disa prej ushtarëve kanë ecur 1 mijë e 500 kilometra. Zbulimi i gjurmëve të këmbëve ka ngjallur shpresën se fëmijët do të gjenden në xhunglën kolumbiane. Gjurmët e zbuluara më 30 maj ishin 3.2 kilometra larg vendit ku u rrëzua aeroplani i tyre.

Ekipet e shpëtimit besojnë se gjurmë ishin të një vajze, e cila është më e rritura nga katër fëmijët.

Aeroplani u rrëzua me shtatë udhëtarë në bord, tre prej tyre, piloti, guida dhe nëna e fëmijëve kanë vdekur. Mirëpo në aeroplan nuk kishte gjurmë të fëmijëve. Ata janë të moshave 11-muajsh deri në 13 vjeç.