Kërkimi për katër fëmijët indigjenë në xhunglën e Amazonës ka vazhduar edhe një muaj pasi aeroplani i tyre u rrëzua më 1 maj në Kolumbi.
Më shumë se 100 anëtarë të forcave speciale të Kolumbisë dhe 70 indigjenë nga Amazona janë angazhuar në gjetjen e fëmijëve që ishin në bordin e aeroplanit që u rrëzua.
Disa prej ushtarëve kanë ecur 1 mijë e 500 kilometra.
Zbulimi i gjurmëve të këmbëve ka ngjallur shpresën se fëmijët do të gjenden në xhunglën kolumbiane. Gjurmët e zbuluara më 30 maj ishin 3.2 kilometra larg vendit ku u rrëzua aeroplani i tyre.
Ekipet e shpëtimit besojnë se gjurmë ishin të një vajze, e cila është më e rritura nga katër fëmijët.
Edhe
Kolumbia vazhdon kërkimin për katër fëmijët e zhdukur
Aeroplani u rrëzua me shtatë udhëtarë në bord, tre prej tyre, piloti, guida dhe nëna e fëmijëve kanë vdekur.
Mirëpo në aeroplan nuk kishte gjurmë të fëmijëve. Ata janë të moshave 11-muajsh deri në 13 vjeç.
-
Katër fëmijë gjenden të gjallë në Amazonë pas 40 ditësh, i mbijetuan rrëzimit të avionit
-
Vazhdon kërkimi i fëmijëve të zhdukur pas rrëzimit të avionit në Kolumbi
-
Katër fëmijë mbijetuan në xhungël të vetëm dy javë pas rrëzimit të avionit
-
15 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani pasagjerësh në Kolumbi