Një gruaje që po përjetonte harresë dhe depresion i është hequr një krimb parazitar me gjatësi 8 centimetra nga truri i saj. “Mirror” ka shkruar të hënën se britanikja 64-vjeçare që jeton në Australi, u shtrua në spital në janarin e 2021-s pasi për tri javë pati dhimbje barku dhe diarre, kollë të thatë e djersitje gjatë natës.
Deri në 2022-n, simptomat kishin evoluar duke përfshirë harresën dhe depresionin, derisa i nxiti mjekët ta referonin për të spitalin e Kanberrës, një zonë aty pranë.
Një skanim MRI zbuloi krimbin që po jetonte në anën e djathtë të trurit të saj.
Ndërhyrja kirurgjikale u bë alternativa e vetme dhe mjekët ia hoqën me sukses krimbin në formë rrethore.
Artikuj të ngjashëm
-
Truri i burrave tkurret më shpejt se ai i grave me kalimin e moshës
-
Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë harresa të vogla
-
Disa mjekë në Londër pretendojnë se kanë gjetur mënyrën për ta larguar mikroplastikën nga trupi
-
Ndryshimet në tru gjatë shtatzënisë mund të lidhen me depresionin pas lindjes
-
Truri i njeriut përmban rreth një lugë të plotë me nanoplastikë, sipas një studimi