Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Brenda tharëses së rrobave në Florida gjendet gjarpri i ngordhur

Pasi në tharësen e rrobave filluar të paraqiteshin probleme teknike, një familje në Florida mori një riparues i cili zbuloi se në të ishte një gjarpër i ngordhur.

“Kjo ishte ajo që shkaktoi që motori të prishej”, i ka thënë Alyson Pring televizionit WKMG.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Riparuesi Darrell Cobble ndaloi të hidhte një shikim se çfarë po shkaktonte problem.

“Ai u ngrit në këmbë dhe u largua. Tha se ishte një gjarpër i ngordhur brenda”, ka thënë Pring, transmeton AP.

Cobble i ka thënë televizionit se nuk është e zakonshme, porse gjarpërinjtë mund ta gjejnë rrugën për t’u futur në tharëset. Ai ka shtuar se zakonisht janë disa hekura që parandalojnë gjarpërinjtë dhe kafshët tjera të futen në tharëse. Por, shtëpia e Pringëve nuk kishte të tilla.

“Mund të shkonte më keq, por jam e kënaqur që ishte i ngordhur”, ka thënë ajo.