Ruajtja e lopëve në Queensland të Australisë kurrë nuk ka qenë më e lehtë.
Në vend të angazhimit të tre personave me motoçikleta për të ruajtur lopët, fermeri Will Wilson është duke e bërë këtë punë me një dron.
“Nëse duam të mendojmë për metodologjinë dhe të jemi në hap me kohën, atëherë duhet të shikojmë te teknologjia dhe ta përqafojmë atë.
Pasi e testoi dronin për herë të parë, Wilson është duke menduar që me pajisjen fluturuese të kontrollojë lopët në fermën e tij.
“Seriozisht jam duke menduar që ta punësoj dikë që mund të ruajë lopën me këtë dron”.
Edhe
Dronët në Australi po ndihmojnë në pllenim, po marrin punën e bletëve
Ani pse mendon blerjen e dronëve, Wilson është i mendimit se teknologjia nuk mund të zëvendësojë punëtorët në tokë. Ata ende janë të nevojshëm për mbikëqyrjen dhe kujdesin e lopëve. Mirëpo deri më tani, dronët i kanë mbajtur barinjtë jashtë rrezikut.
“Shpesh kemi pasur lëndime me motoçikleta dhe më parë me kuaj. Së fundmi e kam përplasur një dron, mirëpo nuk jam lënduar. Është një argument i mjaftueshëm për të thënë se kjo është mënyrë më e sigurt”.
Grupe të ndryshme të fermerëve kanë bërë thirrje për mënyra të reja me qëllim që ferma të jetë një vend i sigurt pune.
Nuk janë vetëm pronat me lopë që kanë filluar përdorimin e dronëve.
Fermerët po i përdorin për të kontrolluar të korrurat dhe nivelin e ujit.
Edhe
Dronët ua vështirësojnë jetesën zogjve
Kjo pajisje tekologjike pritet të bëhet mjet i zakonshëm pune në fermat e mëdha australiane.
Diçka që fermerët si Wilson veçse kanë nisur ta përdorin.