Mjetet ajrore pa pilot, të njohura si dronë, janë mjetet e sofistikuara që vitet e fundit kanë bërë revolucion në aparatet për filmim. Ato përdorën për çështje të shumta dhe efekti i tyre është shumë i madh në botën teknologjike.
Dronët përdoren shumë, sidomos nga biologët apo studiuesit e botës së gjallë, gjegjësisht shtazëve, shpendëve e bimëve.
E për shpendët, dronët dalin të jenë problem. Shpeshherë është raportuar se dronët në momentin kur janë ngritur në qiell për të xhiruar, i kanë shqetësuar shpendët.
Në vijim janë disa arsye që dronët janë “problematikë” për shpendët.
Dëmtimi i foleve: Kur droni është shumë pranë foleve të shpendëve, zhurma e tij shkakton situatë irrituese duke bërë që ata të ikin tutje. Kjo mund të ndikojë edhe në dëmtimin e vezëve dhe të vegjëlve, duke ndikuar në shtimin e llojit.
Provokim për sulm: Disa zogj janë shumë të ndjeshëm ndaj territorit që e posedojnë. Në rast se hasin në "trupa" të huaj, ata qëndrojnë në gatishmëri për të reaguar, duke goditur mjetin filmues. Kjo mund të bëjë që zogjtë të lëndohen apo mbyten, ngase shpejtësia e dronit është e madhe.
Ndërprerja e vaktit të ushqimit: Në rast se droni u afrohet zogjve që po ushqeheshin në fole, kjo mund të shkaktojë situatë të pakëndshme, dhe zogjtë mund ta lënë ushqimin e tyre. Kjo do t’i detyronte shpendët që të kërkonin ushqim përsëri, duke ua vështirësuar jetesën.