Një tren ”shpëton” nga bishti i një balene ose të paktën nga bishti i një balene skulpturë, shkruan faqja “today.it” të hënën.
Protagonist i historisë është një shofer i metrosë ”Spijkenisse”, afër Roterdamit, në Holandë, ku makinisti arriti të mbijetojë nga shinat e trenit vetëm falë një instalimi artistik, statujës së një balene, që ndodhet afër stacionit.
Një vagon doli nga shinat, por për fat të mirë, në vend që të binte nga 10 metra lartësi në lumin Meuse, ngeci në bishtin e skulpturës së balenës në stacionin e metrosë ”De Akkerwt”.
“Po përpiqemi të ulim trenin në një mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluar, nga skulptura”, theksoi një zyrtar publik.
Shoferi, i cili mbeti anonim, arriti të dilte nga treni vetë. Ai u dërgua në spital për një kontroll dhe besohet se nuk ka pësuar dëmtime.
Skulptura, me titull ”Whale Tails”, është vepër e arkitektit dhe artistit Maarten Struijs. \ ATSH
-
Pamje: Treni përplas kamionin mbi binarë në Holandë, të paktën 5 të lënduar
- “Dilni nga treni ose ju nxjerrim me polici”
-
Një i vdekur dhe 30 të plagosur pas përplasjes së një treni në Holandë
-
Një grua në Argjentinë bie para trenit, mbijeton
-
Momenti kur gruaja në Belgjikë shtyhet para trenit, i shpëton më të keqes