Në marketet në Singapor, së fundi mund të gjendet në rafte edhe një birrë e lehtë “NEWBrew”, e cila prodhohet nga ujërat e zeza të ricikluara.
Pija alkoolike është rezultat i bashkëpunimit midis agjencisë shtetërore të ujit, PUB dhe fabrikës së birrës artizanale lokale Brewerkz. E prezantuar për herë të parë në Konferencën e Ujit 2018, NEWBrew është në shitje nëpër markete që nga prilli i këtij viti.
“Nuk mund ta mendoja seriozisht se kjo ishte bërë nga ujërat e zeza”, tha Chew Wei Lian, i cili e bleu birrën në një supermarket për ta provuar pasi dëgjoi për të. "Nuk më shqetëson nëse është në frigorifer. Domethënë ka shije si një birrë dhe mua më pëlqen".
Në rrjetet sociale ka nisur një diskutim për produktin dhe këtu ka një ndasi. Disa si Liani thonë se nuk ka asgjë të keqe, e të tjerët thonë se nuk do ta bëjnë këtë kurrë.
NEWBrew përdor NEWater, një markë e ujit të pijshëm që është ricikluar nga ujëra e zeza. Ky projekt, në Singapor nisi qysh më 2003 për të përmirësuar sigurinë e ujit në ishull.
PUB-i thotë se birra e re është pjesë e përpjekjeve për të edukuar singaporianët për rëndësinë e përdorimit të qëndrueshëm të ujit dhe riciklimit. /klix