Një lloj i ri i birrës po shitet në një birrari në Singapor, me përbërës shumë unik.
Bëhet nga një lëng i cili riciklohet nga ujërat e zeza, filtrohet dhe pompohet në ujësjellësin e Singaporit.
Agjencia e Ujit ka vënë në treg birrën, e cila është në dyqane dhe bare, që të rrisë ndërgjegjësimin për problemin me mungesën e ujit në vend dhe zgjidhjet inovative që ka bërë për ta zgjidhur këtë problem.
BBC-a ka pyetur disa qytetarë nëse do ta pinin këtë birrë.
“Është pikërisht ajo për të cilën kisha nevojë pas një jave të gjatë”, tha njëri.
Një tjetër tha se ishte në gjendje të pinte birra të tilla pa ndalur.
Artikuj të ngjashëm
-
Birra e prodhuar nga ujërat e zeza të ricikluara ndan shoqërinë në Singapor
-
A ndihmon me të vërtetë birra kundër gurëve në veshka?
-
Singapori, model për jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës
-
KRU “Mitrovica”: Ka filluar trajtimi i ujit në impiantin në Shipol, uji të mos përdoret për pije
-
Suedia dhe Finlanda drejt lehtësimit të ligjeve strikte të alkoolit