Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bideni çudit me postimin, komentuesit e “bombardojnë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka publikuar një fotografim që komentuesit e X-it e cilësuan të çuditshme dhe qesharake.

“Ashtu siç e planifikuam”, ka shkruar Biden, me një fotografi profili ku sytë i ka bërë me ngjyrë të kuqe.

“Fillimisht mendova se ishte llogari parodizuese e Joe Bidenit”, “Joe, çfarë dreqi...”, “Kjo është e çuditshme”, “Ju përfundimisht jeni djall”, janë disa prej komenteve të përdoruesve të rrjetit social që udhëhiqet nga Elon Musk.