Një ndër muzetë më të famshëm në botë, Luvri ka vendosur rekord të ri për vizitorët që pati brenda një viti.
10.2 milionë vizitorë ka pasur gjatë vitit 2018 ky muze, duke rritur për 25 për qind më tepër se më 2017, transmeton Koha.net.
E ky nuk është rekord vetëm për muzeun e famshëm të Parisit, por edhe rekordin botëror që e mbante më 2012 me gjithsej 9.7 milionë vizitorë.
E sipas Artsyt këtë rekord e ka ndihmuar edhe vidoklipi i realizuar në këtë muze “Apeshit” nga çifti i famshëm Beyonce e Jay Z, që ishte lansuar në qershor.
Artikuj të ngjashëm