Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Berlusconi: S’ka mjekra e as tatuazhe për lojtarët e Monzas

Silvio Berlusconi thotë se po planifikon të vë rregulla strikte për lojtarët e Monzas, duke përfshirë moslejimin e mjekrave dhe tatuazheve.

Ish-pronari i Milanit dhe tre herë kryeministri i Italisë bleu ekipin e Serisë C për tre milionë euro.

82-vjeçari thotë se dëshiron ta udhëheqë klubin drejt Serisë A për herë të parë në histori, duke sjellë rregulla strikte.

“Flokët janë në rregull – ka edhe berber këtu. Ata s’do të kenë mjekra dhe absolutisht ndonjë tatuazh. S’do të ketë as bizhuteri. Do të jenë lojtarë shembuj të korrektësisë, që do t’u kërkojnë falje kundërshtarëve nëse bëjnë ndërhyrje të parregullta dhe do t’i trajtojnë gjyqtarët si gjentëlmenë. Do të shtrëngojnë duart me kundërshtarët pas takimeve dhe nëse u kërkohet ndonjë autograf, s’do të bëjnë thjesht shkarravina, por do të shkruajnë emrin dhe mbiemrin e gjithmonë do të vishen me kostume serioze dhe në modë”, ka thënë ai.

Berlusconi e udhëhoqi Milanin për 31 vjet, duke fituar 29 tituj. Ai e shiti klubin më 2017 për 700 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm